Kaçanik: Djali e sulmon fizikisht babanë

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 09:04
Kaçanik: Djali e sulmon fizikisht babanë

Është intervistuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor teksa palët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Kaçanik 24.01.2024-17:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)