Persona të panjohur vjedhin paratë e bamirësisë në kasafortën e një xhamie në Lipjan

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 09:19
 Persona të panjohur vjedhin paratë e bamirësisë në kasafortën e një xhamie në Lipjan

Në një xhami në fshatin Gumnasellë të Lipjanit janë vjedhur paratë e bamirëisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë aty persona të panjohur e kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Gumnasellë, Lipjan 34-24.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)