Gjashtë persona lëndohen në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira tri vetura dhe një kamion

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 11:40
Gjashtë persona lëndohen në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira tri vetura dhe një kamion

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Slivovë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamion.

Ndërsa, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

(Kosova Sot Online)