IKSHPK’ja: Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 11:50
 IKSHPK’ja: Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Pas alarmimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rritjen e rasteve të fruthit në Evropë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me një komunikatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

IKSHPK’ja ka treguar se përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth.

Tutje, Instituti ka thënë se bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit.

(Kosova Sot Online)