Pritja lamtumirëse e Abbott, Perparim Rama shtrëngon duart me Kurtin, Osmanin dhe Sveçlën

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 12:19
Pritja lamtumirëse e Abbott, Perparim Rama  shtrëngon duart me  Kurtin, Osmanin dhe Sveçlën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka publikuar disa fotogafi në profilin e tij, gjatë pritjes lamtumirëse të organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rama ka zgjedhur t’i publikojë edhe momentet e përshendetjes me kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Gjithashtu shihet në një komunikim shumë të afërt me presidenten Vjosa Osmani.

Në mesin e fotografive është edhe ajo e përshendetjes me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Festuam mbrëmë një rrugëtim të mrekullueshëm të miqësisë dhe diplomacisë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Nicholas Abbott Falënderimet tona të përzemërta për forcimin e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona  Miqësia e Kosovës me Britaninë e Madhe është e shenjtë.Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë! “, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online )