Tasholli: Qeveritarët aktualë të Kosovës janë: Rrenca, shtjerres energjie, turista, zibidi e seksera

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 15:35
Tasholli: Qeveritarët aktualë të Kosovës janë: Rrenca, shtjerres energjie, turista, zibidi e seksera

Disa mbiemra për pushtetin aktual, i ka radhitur analisti politik, Ismail Tasholli, duke thënë se ai po ia lë vetes me mënyrën e qeverisjes, të cilën Tasholli po e kritikon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, qeveritarët aktualë janë “rrenca”, “shtjerres energjie”, “turista”, “zibidi” e “seksera”.

Ai madje krahasoi strategjinë e tyre me atë të shefit të propagandës naziste, Joseph Goebbels dhe të propaganduesit serb nacionalist Dobrica Çosiq, por se thotë se e kontekstualizojnë,

“Zaten brengat ideologjike gjithe e prodhojne magjistarin politik qe shoqnia ja sheh durte po jo “punen””, shkruan Tasholli.

Postimi i plotë:

Mbiemnat qe ja la vetes ky pushtet:

Rrenca – po rrejne si neper vica t’Nasradinit tu t’kqyre n’sy. Strategji e Gebelsit dhe Qosiqit, e pershtatun n’kontekste aktuale te mediave sociale. Zaten brengat ideologjike gjithe e prodhojne magjistarin politik qe shoqnia ja sheh durte po jo “punen” (po besoj e dini vicin).

Shtjerres Energjie – me folklor e kange popullore po dojne m’i zgjidhe problemet si me Demarkacionin si me Zajednicen ni vakt. E hangren kohen e shoqnise dhe gjenerates s’tyne n’tesell. Thu ti jane dhanderr s’pari n’pushtet e si njoftem e si pame.

Turista – familjet s’i kane fort ksajde ne shkolla e jetese te perditshme. Ne ajrin e ndotun t’venit dhe krevetat e spitaleve tona ata s’marrin pjese.

Zibidi – njerez analfabete neper funksionet kryesore. Ni test me ua ba, qysh lype Nagavci per msusa, veç na kape tugi si epidemi kolektive.

Seksera – provun me çu nivelin ne profesore, mandej i riciklune hajnat e servilet e krejt pushteteve t’kalume, tu i shfajsu me ujin e bekuar ideologjik dhe duke i perdore si masha me ju mshu miqve t’djeshem e armiqve t’sotem. Bonen shume pare prej tyne.

(Kosova Sot Online)