Disa të vrarë në Gjermani përfshirë edhe një fëmijë

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 18:36
Disa të vrarë në Gjermani përfshirë edhe një fëmijë

Në një lagje në Montabaur të Gjermanisë, tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit nga policia gjermane, i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitet speciale kanë hyrë në shtëpi.

Tutje, policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare dhe detaje të tjera të vrasjeve nuk janë ofruar nga policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.

(Kosova Sot Online)