Berisha: Pas Edi Ramës ja kush është njeriu më i korruptuar i Shqipërisë

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 20:00
Berisha: Pas Edi Ramës ja kush është njeriu më i korruptuar i Shqipërisë

Altin Dumani është njeriu më i korruptuar në Shqipëri, pas Edi Ramës, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Dumani ka mbuluar skandalin Amant Josifi-Olsi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, Edi Rama është një diktator ndoshta kurrë ndonjëherë një qeveritar nuk ka vjedhur në Shqipëri në kohëra sa vjedh Edi Rama.

Dhe të gjithë vjedhjet e Edi Ramës ia mbulon në njeri, dhe ky njeri quhet Altin Dumani, i korruptuar nga Rama në çdo qelizë të qenies së tij.

Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi.

Altin Damani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.

A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë.

Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin.

Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.

Edi Rama është fajtori numër 1.

Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Damani?

I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe.

U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme.

Sepse Altin Damani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës.

Miqtë e mi, për të gjykuar vjedhjet, krimin, sot ai ka plasur për fushe. Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama qëndron para të gjithë skandaleve të mëdha.

Një nga skandalet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë është skandali Amant Josifi-Olsi Rama.

A mund të thoni ju çfarë bëri Damani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai.

Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin.

Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.

(Kosova Sot Online)