Durmishi paralajmëron publikimin e keqpërdorimeve të mëdha për patentë shofer

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 20:21
Durmishi paralajmëron publikimin e keqpërdorimeve të mëdha për patentë shofer

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka marrë vendim për shkëputjen e marëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

I njëjti paralajmëron se në vijim do të prezentojë të gjeturat e këtyre keqpërdorimeve që lidhen me patentë shofer.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

(Kosova Sot Online)