Kanoset një polic në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 08:31
Kanoset një polic në Prishtinë

Një zyrtar policor është kanosur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është kanosur nga një i dyshuar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 25.01.2024 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)