Gjilan: Persona të panjohur i vjedhin para e stoli ari një gruaje në një restorant

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 08:48
Gjilan: Persona të panjohur i vjedhin para e stoli ari një gruaje në një restorant

Policia ka njoftuar se një gruaje në Gjilan i janë vjedhur para e stoli ari nga çanta gjatë kohës sa ishte në një restorant, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 25.01.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se gjersa ka qenë në një restorant, persona të panjohur i kanë vjedhur nga çanta stoli ari dhe para. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)