Një person arrestohet në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 09:29
Një person arrestohet në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

Njoftimi i Policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT

PKK Vërmicë 25.01.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kerkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)