Hoti rendit projektet milionëshe të bllokuara: Çfarë politike është kjo?

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 11:37
Hoti rendit projektet milionëshe të bllokuara: Çfarë politike është kjo?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pyetur Qeverinë se kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti ka pyetur se çfarë politike e Qeverisë është kjo?

Ai ka renditur edhe projektet që janë bllokuar si pasojë e masave ndëshkuese të BE’së ndaj vendit.

“Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar. Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)