Naser Ramadani: MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 12:58
Naser Ramadani: MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës

Instituti Kombëtar për Shërbime Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mbajtur tryezë diskutimi me temë parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i IShKP-së, Naser Ramdani ka apeluar te të gjitha gratë që të përfshihen në vaksinim, dhe ta bëjnë PAP Testin.

“Ministria e Shëndetësisë në rekomandim të Institutit Kombëtar ka siguruar vaksinat dhe nga shkurti 2024 fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare për mbrojtje dhe parandalim ndaj kancerit të qafës së mitrës”, ka thënë Ramadani.

(Kosova Sot Online)