Një 16-vjeçar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Mëzez

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 14:06
Një 16-vjeçar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Mëzez

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë sot në Mëzez nga një bashkëmoshatar i tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)