Tre persona përfshirë një fëmijë janë vrarë në këtë vend

  • a.[ /
  • 26 January 2024 - 15:22
Tre persona përfshirë një fëmijë janë vrarë në këtë vend

Raportohet se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një lagje në Montabaur të Gjermanisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia gjermane ka njoftuar se i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitet speciale kanë hyrë në shtëpi.

Policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare.

Detaje të tjera të vrasjeve nuk janë ofruar nga policia, njoftojnë mediat gjermane.

Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.

(Kosova Sot Online)