Ja kush emërohet drejtues i misionit të Kosovës në Vatikan

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 18:55
Ja kush emërohet drejtues i misionit të Kosovës në Vatikan

Vehbi Miftari përmes një shkrimi në profilin e tij në “facebook” ka konfirmuar se s’do të jetë më në pozitën e këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka treguar se nga data 1 shkurt do të fillojë punën e tij të re si drejtues i misionit të Kosovës në Vatikan.

“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)