Berisha: Në ‘Rrugën e Shpresës’ përballet antikorrupsioni me korrupsionin e Ramës

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 20:12
Berisha: Në ‘Rrugën e Shpresës’ përballet antikorrupsioni me korrupsionin e Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën si kryeministrin me korrupsionin më gjigant që ka sot në Europë.

Në ditën e 26 të protestës së mbështetësve të kreut të opozitës kundër vendimit politik të dhënë ndaj tij me arrest shtëpie nga gjykata e dirigjuar nga Rama, Berisha siguroi demokratët se ‘sot në ‘Rrugën e shpresës’, po zhvillojnë një betejë para së gjithash për dinjitetin e shqiptarëve.

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për këtë betejë epike, këtë betejë të të një rëndësie vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në ‘rrugën e Shpresës’ në betejën tuaj janë burimet më kryesore të inkurajimit, të trimërimit, të shqiptarëve, të ndriçimit të mendjes dhe zemrave të tyre.

(Kosova Sot Online)