Rahovec: Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë, rasti po hetohet

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 08:57
Rahovec: Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë, rasti po hetohet

Një zyrtar i bankës në Rahocec ka informuar se nga klient janë deponuar 800 euro para të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 26.01.2024 – 09:24. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 800 € para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)