Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 10:42
Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në në një market në Prishtinë, derisa persona të panjohur kanë vjedhur para nga arka, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personat e panjohur kanë ikur në drejtim të panjohur.

Tutje, policia njofton se nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. B, Prishtinë 26.01.2024-23:40. Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)