Arrestohen nënë e vajzë në Pejë, dyshohet se rrahën dy familjarë

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 11:12
Arrestohen nënë e vajzë në Pejë, dyshohet se rrahën dy familjarë

Nënë e bijë janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait), përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti shkon në procedurë hetimore.

Pas intervistimit, të njëjtat janë liruar.

“Pejë 26.01.2024 – 00:20. Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)