Erëra të fuqishme në Prishtinë, Komuna: Ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 13:17
Erëra të fuqishme në Prishtinë, Komuna: Ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes në rrugët për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Komuna në një postim në Facebook u bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria”.

Postimi i plotë:

Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 112 33 ose

0800 112 44.

(Kosova Sot Online)