Kamioni përplaset me një makinë në aksin Milot-Lezhë, një i lënduar

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 15:25
Kamioni përplaset me një makinë në aksin Milot-Lezhë, një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Milot-Lezhë, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër tip “Volkwagen”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për pasoja raportohet se është lënduar drejtuesi i “Volkswagen”, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për asistencën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtues shtetasin E. F.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)