Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 16:41
Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024, ku ndër të tjera bën pjesë edhe investimi në sisteme moderne të armatimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës.

“Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë”, ka shkruar ministri në Facebook.

(Kosova Sot Online)