Vajza e Nikolla Sandulloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 16:50
Vajza e Nikolla Sandulloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, sot ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

(Kosova Sot Online)