Ankohet një person pasi dikush i ka shkruar fjalë në xhamin e veturës

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 09:15
Ankohet një person pasi dikush i ka shkruar fjalë në xhamin e veturës

Raportohet se një person në Leposaviq ka thënë se persona të panjohur i kanë shkruar në xhamin e veturës fjalë kërcënuese në gjuhën serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive politike, pasi ka thënë se ka pranuar telefonata anonime që e kanë kanosur me fjalë.

“KANOSJE- Leposaviq / 27.01.2024 – 00:30.  Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.”

(Kosova Sot Online)