Policia e Kosovës njofton se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 09:36
Policia e Kosovës njofton se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja

Policia e  Kosovës ka njoftuar se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja në Vërmicë.

Gjatë kontrollit, pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë.

I dyshuari, G.I., e ka pranuar se është e tij dhe e ka pranuar se është konsumues i kësaj substance.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit.

(Kosova Sot Online)