Gjendet i vdekur i riu në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 10:44
Gjendet i vdekur i riu në këtë vend të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zebincë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është 19-veçari, Vasiq Dushan.

Burimet brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Gjilan kanë bërë me dije se viktima është dërguar pa ndjenja nga familjarët e tij dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e familjarëve të të ndjerit, të cilët kanë pohuar se i riu dyshohet se ka vdekur në gjumë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë.

(Kosova Sot Online)