Për herë të parë në Kosovë është kryer operacioni kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 11:00
Për herë të parë në Kosovë është kryer operacioni kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut

SHSKUK ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Intervenimi ka zgjatur 5 orë tek një pacient i moshës së shtyrë.

“Ky intervenim kirurgjik  ka zgjatur më shumë se 5 orë, tek një pacient i moshës së shtyrë. Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit të Klinikës së Anesteziologjisë.”

SHSKUK ka njoftuar se pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)