Talat Xhaferi shqiptari i parë që mori postet e paprekshme nga shqiptarët në Maqedoni të Veriut

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 13:00
Talat Xhaferi shqiptari i parë që mori postet e paprekshme nga shqiptarët në Maqedoni të Veriut

Talat Xhaferi del të jetë shqiptari i parë që mori postet e paprekshme nga shqiptarët në Maqedoni të Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Xhaferi u bë Ministër i Mbrojtjes në vitin 2013, kur pati shumë reagime nga partitë maqedonase dhe maqedonasit, por edhe nga vetë partitë shqiptare që ishin në opozitë aso kohe.

Nga ana tjetër në vitin 2017, në një atmosferë shumë të nxehtë, me incidente të përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Xhaferi mori besimin e deputetëve dhe u votua si Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhferi – Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, 2017, momenti kur është votuar dhe kur e jep betimin

Pas gjithë kësaj, në vitin 2020 Bashkimi Demokratik për Integrim doli me fushatë për Kryeministrin e Parë Shqiptar, gjë që ngjalli shumë skepticizëm dhe reagime në opinioin.

Megjithatë, së fundmi u vërtetuan vizioinet dhe të thënat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që jo më larg se sot, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po votohet kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.

I njëjti do të jetë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 100 ditë, pra kryeministër teknik, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Për ndryshe, Talat Xhaferi ka qenë edhe komandant i UÇK-së në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni të Veriut.

(Kosova Sot Online)