Rexhepi: Një kryeministër shqiptar do t’ju shërbejë qytetarëve pa dallime etnike

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 14:03
Rexhepi: Një kryeministër shqiptar do t’ju shërbejë qytetarëve pa dallime etnike

Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi sot nga foltorja e Kuvendit tha se nuk ka qenë e lehtë të thyhet tabuja etnike në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky nuk është një sukses i veçantë i një partie politike, por është i gjithë deputetëve shqiptarë në Maqedoni”, tha Rexhepi.

Ai tha se i pëlqen dikujt apo jo, shqiptarët janë 30 për për qind rezidentë ose jo, dhe se zgjedhja e kryeministrit është meritorë.

Ai shtoi se ne do të jemi pjesë e historisë, ku një kryeministër shqiptarë do t’ju shërbejë qytetarëve pa dallime etnike. 

(Kosova Sot Online)