Xhaferi sot e pranon detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 09:44
Xhaferi sot e pranon detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptari Talat Xhaferi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga ora 10:00 do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës në mes Dimitar Kovaçevskit e kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit.

Talat Xhaferi do të udhëheq qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj.

(Kosova Sot Online)