Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 10:20
Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar projektin e stacionit të autobusëve, i cili kap vlerën e 1 milion eurove, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë projekt, kryetari i Gjilanit e ka publikuar në kuadër të nismës ‘7 javë, 7 projekte’.

“Kushte jo të mira operimi, ambiente jo të dinjitetshme dhe imazh jo i mirë! Me performanca impresionuese të ndërmarrjeve publike mungon edhe hapësira e punës si element plotësues. Me infrastrukturë të re e moderne, parkingje nëntokësore, sukseseve të ndërmarrjes nuk i qëndron më asnjë pengesë përpara”, ka thënë ai.​

(Kosova Sot Online)