Xhaferi në ditën e parë si kryeministër: Rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, qëllim

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 11:45
Xhaferi në ditën e parë si kryeministër: Rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, qëllim

Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas pranimit të detyrës ka shkruar se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhaferi tha se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.

“Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka shkruar Xhaferi.

(Kosova Sot Online)