Ministrave dhe deputetëve u rriten pagat për 82 euro

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 12:56
Ministrave dhe deputetëve u rriten pagat për 82 euro

Ministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të marrin paga me rritje në fund të këtij muaji, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pagat e tyre do të rriten për 82 euro.

Nga 1 mijë e 722 euro paga e tyre shkon në 1 mijë e 804 euro nga janari i këtij viti.

Pagat e tyre rriten pasi koeficienti i pagave për këtë vit është rritur në 110 euro nga 105 sa ishte në vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)