Nënshkruhet një marrëveshje ushtarake Kosovë-Turqi

  • E.k /
  • 29 January 2024 - 13:39
Nënshkruhet një marrëveshje ushtarake Kosovë-Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka shkuar në Turqi me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, me të cilin nënshkruan marrëveshjen “për ta thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)