Kërkesa për heqjen e kufijve, Berisha: Ali Ahmeti i dobishëm edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 13:51
Kërkesa për heqjen e kufijve, Berisha: Ali Ahmeti i dobishëm edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë

Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka thënë se kërkesa e Ahmetit për heqjen e kufijve mes Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është tregues se kryetari i partisë që tashmë udhëheqë qeverinë e MV, ka synimin që përtej rezultateve të arritura brenda shtetit, t’i zgjerojë në nivel me të gjere rajonal, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Berisha ka shkruar se Ali Ahmeti është politikan joegoist dhe me plot autoritet brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut.

“ Kërkesa e Ali Ahmetit që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke bërë krahasimin me modelin e vendeve te Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre, është tregues se kryetari i partisë që tashmë udhëheqë qeverinë e MV, ka synimin që përtej rezultateve të arritura brenda shtetit t’i zgjerojë në nivel me te gjerë rajonal e që nënkuptueshem ka të bëjë me vazhdimin e bashkepunimit ndershtetëror e njekohësisht brenda faktorit shqiptar", ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)