Përmbyset vetura dhe shpërthen në flakë në këtë vend

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 15:51
Përmbyset vetura dhe shpërthen në flakë në këtë vend

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, ku dy automjete janë përfshirë në aksident, transmeton “Kosova Sot Online”.

Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D dhe si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

“Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)