Lajçak: Me Vuçiqin folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 16:22
Lajçak: Me Vuçiqin folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Emisari evropioan për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka  qëndruar sot në Serbi ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksander Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas takimit, Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kanë bërë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)