Haxhiu ka pritur në takim shefin e Eulexit Giovanni Barbanome

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 17:15
Haxhiu ka pritur në takim shefin e Eulexit Giovanni Barbanome

Sot në takim shefin e Eulexit, Giovanni Barbanome, e ka pritur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu dhe Barbanome në këtë takim diskutuan lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.

Kështu ka bërë të ditur ministria përmes një njoftimi në Facebook.

Në këtë takim u fol edhe për reformat në drejtësi, vettingu dhe adresimi i dhunës në familje.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)