Ministri flet për zhdukjen e Ervis Martinajt

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 17:23
Ministri flet për zhdukjen e Ervis Martinajt

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë në Lezhë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi një ndër çështjet më të “nxehta” të drejtësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Balla u pyet lidhur me ecurinë e hetimeve për fatin e një ndër emrave më të lakuar të botës së krimit, Ervis Martinaj, çështje e cila është në “duart” e Prokurorisë së Lezhës.

Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?

Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)