Pse ministrave dhe deputetëve të Kosovës iu rriten pagat edhe për 82 euro?

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 17:30
Pse ministrave dhe deputetëve të Kosovës iu rriten pagat edhe për 82 euro?

Raportohet se ministrave dhe deputetëve  të Kosovës iu kanë rritur pagat për 82 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa tani do t’i marrin 1 mijë e 804 euro

 Ministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të marrin paga me rritje në fund të këtij muaji.

Pagat e tyre do të rriten për 82 euro.

Nga 1 mijë e 722 euro paga e tyre shkon në 1 mijë e 804 euro nga janari I këtij viti.

Pagat e tyre rriten pasi koeficienti I pagave për këtë vit është rritur në 110 euro nga 105 sa ishte në vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)