Pas deklaratave për hakmarrje intervistohen nga policia imami dhe axha i 18-vjeçarit nga Podujeva

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 20:12
Pas deklaratave për hakmarrje intervistohen nga policia imami dhe axha i 18-vjeçarit nga Podujeva

Policia e Kosovës në komunën e Podujevës janë duke intervistuar kryeimamin e këtij qyteti, Bekim Jasharin, si dhe Rrahim Fejzullahun, axha i të ndjerit, Lulzim Fejzullahu, lidhur me deklaratat për hakmarrje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këta janë duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurve.

Kështu ka bërë të ditur, avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi.

Ndryshe, para dy ditësh, më 27 janar , kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut, i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

(Kosova Sot Online)