Pas lajmit se Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës ka reguar Avdullah Hoti

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 21:08
Pas lajmit se Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës ka reguar Avdullah Hoti

Pas lajmit se Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës ka reguar deputeti Avdullah Hoti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hoti është shprehur i lumtur se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës Izraeli e kishte njohur Kosovën si shtet.

”Jam i lumtur që sa isha Kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli dhe tash si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ta marrë lajmin se së shpejti lëvizim pa viza në Izrael. Si Grup i Miqësisë kemi punuar shumë që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Izraelin. Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, ka thënë ai.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj”, ka deklaruar ai.

Më 4 shtator të vitit 2020 nën ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje ndaras me SHBA-në që për qëllim kishin normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Pjesë e marrëveshjes që Kosova e nënshkroi ishte edhe njohja nga izraeli, kështu Kosova pranoi që ta ketë ambasadën në Jerusalem, lokacion i kontestuar nga shumica e vendeve të botës, poqë i mbështetur nga administrata Trump. 

(Kosova Sot Online)