Weber: Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 22:19
Weber: Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë

Pavarësisht suksesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar nisma franko-gjermane, thotë eksperti ballkanik Bodo Weber. “Zyrtarët e Bashkimit Evropian, për mendimin tim, e dinë këtë, por nuk do ta pranojnë”, beson ai, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Weber në një intervistë për televizionin N1 tha se nuk sheh ndonjë zhvillim të veçantë nga ardhja e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd dhe më pas në Prishtinë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me Lajçakun ka theksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe se do të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

“Kjo është vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit”, tha Weber.

Sipas tij, në kushte normale kjo do të nënkuptonte vazhdimin e ‘status quo’, por ajo është e trazuar që një vit e gjysmë, gjegjësisht pas braktisjes së institucioneve nga serbët e Kosovës, ngjarjet në Banjskë, që sipas tek ai, shkaktoi paqëndrueshmëri.

Sipas tij, kanë mbetur edhe pak muaj deri në verë dhe largimin e komisionit aktual dhe largimin e mundshëm të negociatorëve kryesorë Lajçak dhe Joseph Borrell. “Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”, theksoi ai.

Duke folur për Banjskën, Weber thekson se Perëndimi në një farë mënyre insiston në një hetim të Serbisë për atë se cili ishte sfondi më i gjerë, por që, siç vlerëson ai, duket se është më shumë një simulim dhe se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”.

“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë”, beson Weber.

Sipas tij, mosreagimi për Banjskën, “simulimi i shokut” është një lloj dritë jeshile për ngjarjet paszgjedhore në Serbi.

Ai tha se për më shumë se një dekadë e kemi parë politikën e dështuar të Perëndimit, pra, siç thotë ai, “duke e shikuar me llupë” të asaj që (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq po bën në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, për hir të një marrëdhënieje konstruktive në dialogun me Kosovën.

(Kosova Sot Online)