Zveçan: Vodhën derivate të naftës në makineri të punës, policia jep detaje për rastin

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 09:42
Zveçan: Vodhën derivate të naftës në makineri të punës, policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka raportuar se në mes të datave 27 dhe 29 janar të këtij viti, është kryer një vjedhje në Zveçan, transmeton "Kosova Sot Online".

Në raport thuhet se ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur derivate të naftës nga makineritë e punës, kamion dhe bager, si dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit.

Ankuesi ka raportuar se vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Zveçan / 27-29.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga makineritë e punës, kamion dhe bager, kanë vjedhur derivate të naftës dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit. Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)