Lajçak do të takohet me Presidenten Osmani

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 10:13
Lajçak do të takohet me Presidenten Osmani

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 14:00.

“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Takimi me Kurtin do të mbahet një orë më pas, saktësisht në orën 15:00.

(Kosova Sot Online)