Rohde takohet me kryeshefin e KOSST: Integrimi i komunave veriore, hap i rëndësishëm

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 11:15
 Rohde takohet me kryeshefin e KOSST: Integrimi i komunave veriore, hap i rëndësishëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evatar Zeqiri, për të folur mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e energjisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një njoftim të ambasadës gjermane u tha se integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore ka qenë një hap i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit

“Gjatë një takimi mjaft informues me kryeshefin e KOSTT, Evatar Zeqiri, ambasadori Rohde theksoi bashkëpunimin e madh me Gjermaninë dhe mbështetjen e kahershme të KfË Bankengruppe në sektorin e energjisë. Integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore ka qenë një hap i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)