Po bënte sfidë për TikTok, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga makina në lëvizje

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 11:41
Po bënte sfidë për TikTok, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga makina në lëvizje

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali duke realizuar një sfidë për rrjetin social ‘TikTok’.

I riu Lorenzo Pjetrushi ndodhej në kofanon e makinës së shokut, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)