Dramë në Fushë Kosovë, merret me forcë në veturë një person e i merren gjëra personale, prokuroria nis hetimet

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 12:09
Dramë në Fushë Kosovë, merret me forcë në veturë një person e i merren gjëra personale, prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Fushë Kosovës. Atje disa persona të panjohur e kanë marrë me forcë një person në veturë e më pas i kanë vjedhur gjëra personale.ai më pas u has nga patrulla policore në rrugë, teksa të dyshuarit nuk u gjetën përveç njërit, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë konfirmuar  se i njëjti është ndaluar për veprën penale “Grabitja”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj deklaroi për gazetën se Prokuroria së bashku me policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Grabitja”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë ajo .

 Ndërkaq, nga policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima është dërguar për trajtim, mjekësor në QKUK.

Ata thanë se kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit se një person është futur me dhunë në një veturë.

“Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njesitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të perfshire kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilet  viktimës i kane marrur edhe disa gjesende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,kurse lidhur me rastin është  arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online )